Lajmet e fundit

Ekipi i Fulham ka arritur në finalen e madhe të Championship (Ligës së Dytë në Angli) për t'u bërë pjesë e elitës futbollistike angleze, pasi në gjysmëfinalen e play-off e ka mposhtur ekipin e Derby County me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Ndeshja e parë u fitua nga Derby County 1:0, kurse në të dytën Fulham ishte më i mirë 2:0.
Për këtë ekip dikur kishte luajtur edhe kosovari Shefki Kuqi, njofton Klan Kosova.