Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pasur një ftesë për opozitën që shumica por edhe partitë në opozitë të mund të bëjnë votat bashkë dhe të zgjedhin kryeprokurorin e Përgjithshëm.
Vasili shprehet se ligjet atje janë copë – copë dhe ky kryeministër bën ftesa të tilla kur realiteti është kaq dramatik sa ç’është.
"Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik. Ky kryeministri flet dhe thotë: s'e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.
"Ku i ka kryeministri 84 vota?Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?
Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip".
"Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.
Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre.Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!", ka shkruar Vasili në Facebook, transmeton Klan Kosova