Lajmet e fundit

Emri mund të mbetet i njëjti, por Forca e Sigurisë mund të jetë ushtria e Kosovës.
Kësi ndryshimi i ligjit pa ndërrim emërtimi e kërkoi sot Komisioni Parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së.
Anëtarët e këtij Komisioni thanë se misioni i kësaj trupe mund të ndryshohet edhe përmes ndryshimit të ligjit bazik derisa këtë ide e përkrahën të gjithë deputetët pjesëmarrës në këtë takim, njofton Klan Kosova.
E deri sa anëtarët e këtij komisioni po diskutonin, në sallë arriti edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli e komandanti i kësaj force, gjenerali Rrahman Rama.
Por, kjo pjesë e mbledhjes u mbyll për media nën arsyetimin se mund të trajtohen tema të ndjeshme.
Kronikë nga Dibran Istrefi.