Lajmet e fundit

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Aeroportii Ndërkombëtar i Prishtinës ,"Adem Jashari’’, kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që ka për qëllim mbështetjen në planin emergjent të LIMAK-ANP-së nga MFSK/FSK-ja.
Në tekstin e kësaj ujdie janë konkretizuar aspektet e këtij bashkëpunimi dhe janë caktuar njësitë e specializuara të cilat do të reagojnë në raste emergjente; njësitë e Regjimentit të Mbrojtjes Civile dhe Kompania e Mjekësisë, të cilat FSK-ja do t’i angazhojë në rastet kur Limak-ANP-ja kërkon nga FSK-ja.
Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve dhe se përgjegjës për zbatimin e saj janë të dy palët, transmeton Klan Kosova.