Lajmet e fundit

Në komunën e Obiliqit është mbajtur për të tretën ditë me radhë "Ushtrimi për reagim në raste emergjente", njofton Klan Kosova.
Ky ushtrim po realizohet në bashkëpunim mes komunës së Obiliqt, FKS-së,QKMF-së, KFOR-it si dhe KEKU-t që në këtë rast ka ofruar hapësirat e kësaj ndërmarje për realizmin e ushtrimeve.
Në kuadër të këtij ushtrimi do të improzivohen situata të një tërmeti me pasoja në të cilën do të kryehen ushtrimet të kërkim shpëtimit nga pjesëtarët e forcës së sigurisë.