Lajmet e fundit

Ora e parë e “Kursit të gjuhës gjermane” në kazermën “Adem Jashari ” në Prishtinë ka filluar me një atmosferë krejtësisht ndryshe nga ajo e ditëve tjera, duke shënuar kështu “Ditën e Bashkimit të Gjermanisë”.
Si shenjë nderimi dhe respekt ndaj shtetit gjerman, përveç pjesëtarëve të kursit dhe mësueses së gjuhës gjermane, nuk munguan as eprorët e lartë të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ( MFSK ) dhe të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ).
Hapja e laboratorit për mësimin e gjuhës gjermane, për pjesëtarët e FSK-së, është bërë në fillim të muajit shtator dhe kjo është gjenerata e parë që e ndjekë këtë kurs.