Lajmet e fundit

Është Komandant Suprem, prandaj presidenti Hashim Thaçi ishte sërish në krye të Manifestimit “Dita e Forcës” që shënohet çdo 27 nëntor.
Sivjet ngjarja u shënua për herë të parë pasi Forca e Sigurisë e mori mandatin ushtarak, por edhe në ditë zie shtetërore për nder të viktimave të tërmetit në Shqipëri.
Thaçi tha se Forca e Sigurisë çdo ditë e më shumë po formësohet në ushtri që është e gatshme të jetë krah Aleancës NATO.
Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, tha se ushtria kosovare është e gatshme për të mbrojtur integritetin territorial të shtetit.
Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.