Lajmet e fundit

Një kontingjent prej 26 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nis sot për të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Reagimi i Menjëhershëm -16”, i cili do të mbahet nga data 09 deri më 23 shtator në Slloveni dhe Kroaci.
Kontingjenti i FSK-së është i përbërë nga oficerë dhe nënoficerë të njësive të ndryshme të FSK-së, si të Kërkim-Shpëtimit, Deminimit, Mjekësisë dhe CIMIC-ut.
Ushtrimi fushor “Reagimi i Menjëhershëm -16,” do të realizohet në territorin e Sllovenisë dhe të Kroacisë. Kontingjenti i FSK-së do t’i bashkohet njësiteve të ushtrive të Sllovenisë, Kroacisë dhe SHBA-së, transmeton Klan Kosova