Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë pritur në takim zëvendësambasadorin e Gjermanisënë në Kosovë, Jan-Axel Voss.
Latifi dhe gRama, me këtë rast e njoftuan zyrtarin gjerman me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Nga ana e tij, zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratorit modern për mësimin e gjuhës gjermane për pjesëtarët e FSK-së, transmeton Klan Kosova.