Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e FSK-së.
Gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Arientin Abdyli shprehet se ky hap i Kosovës mund të jetë vendimtar për pranimin në NATO.
“Ky është lajmi më i mirë që e kemi arritur, sidomos në 4/5 vitet e fundit. Kjo tregon që Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila është vazhdimësi e sulmeve që bëri Adem Jashari, e pastaj Zahir Pajaziti. Ky lajm tregon që shtetet anëtare të NATO-s, njësinë e FSK-së sado e vogël që është e vogël me numër dhe e re, e shohin si partner stabil”, tha Abdyli.
https://www.youtube.com/watch?v=eds1l29lGSo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.