Ky ortek ishte paralajmëruar të largohej të dielën, por për shkak të kushteve jo të mira atmosferike ishte shtyrë për të hënën.
Pas shumë vështirësive për shkak të mjegullës, pjesëtarët e FSK-së kanë arritur të largojnë edhe ortekun i cili ishte në afërsi të rrugës që të çon në Brezovicë.
Ndërkohë Qendra e Skijimit po qëndron ende e mbyllur deri në një vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse.





