Lajmet e fundit

Në seancën e sotme parlamentare, do të debatohet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ky debat parlamentardo të realizohet, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,
Anipse në mbledhjen e djeshmte të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga deputetë të partive në pushtet, u tha se ende nuk janë pjekur kushtet për një debat publik për formimin e ushtrisë së Kosovës, por me shumicë votash u vendos që ky debat të zhvillohet sot.
Kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj nga radhët e AAK-së, tha se me pakon e Marti Ahtisarit, Kosova do të duhej ta kishte ushtrinë në vitin 2013, por sot e kësaj dite ende institucionet përkatëse nuk po janë të gatshme të themelojnë forcën e armatosur.