Lajmet e fundit

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), i komanduar nga kapiten Fatmir Lani dhe i përbërë prej 16 pjesëtarëve, nga data 19 qershor deri më 11 korrik po marrin pjesë në ushtrimin e përbashkët "KFOR 23" në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri në Hohenfild të Gjermanisë.
Për të parë nga afër operacionet përfundimtare të ushtrimit ,,KFOR 23’’ të kontingjentit të FSK-së, i cili i është bashkuar Brigadës 39-të të Këmbësorisë (39th IBCT) të Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Ditën e Vizitorëve në Gjermani, përveç personaliteteve të shumta ushtarake amerikane, gjermane dhe të vendeve tjera të NATO-s, qëndruan dje, Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Jahir Sejdiu.
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas përfundimit me sukses të këtij ushtrimi i cili u drejtua nga Qendra e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri, pritet që të kthehet në vend, transmeton Klan Kosova.