Lajmet e fundit

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Salvatore Farina me ceremoni ushtarake.
Me këtë rast, Berisha ka falënderuar gjeneralin Farina, për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Italisë dhënë Kosovës, popullit, sigurisë dhe lirisë së saj.
Objektivi i Kosovës, shtoi ministri Berisha, është anëtarësimi i shtetit të Kosovës në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian, e gjithsesi edhe anëtarësimi në iniciativa rajonale të mbrojtjes.
Kryesuesi i delegacionit italian, Salvatore Farina, në fjalën e tij, tha se Forcat e armatosura të Italisë janë të gatshme që në vazhdimësi ta mbështesin Kosovën në sferën e sigurisë dhe zhvillimit të kapaciteteve të saj të sigurisë.
"FSK-ja është dhe do të jetë faktor me rëndësi, dhe se FSK-ja nuk është problem, por, FSK-ja është pjesë e zgjidhjes’’, duke premtuar se jo vetëm që do të arrihet dhe do të zyrtarizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Italisë e Kosovës, por se do të hapen dyert për prosperitet në të ardhmen.
Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se FSK-ja është ngritur dhe zhvilluar në bashkëpunim dhe në mbështetje të partnerëve dhe miqve të Kosovës, dhe se i nevojitet edhe më tutje kjo mbështetje.