Ditë më parë një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Ramës, udhëtoi për në Republikën e Shqipërisë për të ndihmuar Shqipërinë në sanimin e pasojave pas vërshimeve.
Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile “,Mabey Johnson” në fshatin Zemlak të prefekturës së Korçës.
Xhenierët e FSK-së, vazhdojnë me sukses punimet në ngritjen e urës, dhe me intensitet të shtuar në ndërtimin e urës që do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të fshatit por edhe të banorëve të zonës.
“Operacioni është duke u realizuar pa ndonjë problem, kurse pjesëtarët e FSK-së, janë duke dhënë maksimumin në ndërtimin e kësaj ure në afatin sa më të shkurtë kohorë”, thuhet në komunikatën e FSK-së për media.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.