Lajmet e fundit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjej pa shenja jetë trupin e fëmijës katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se kërkimet për katërvjeçarin kanë filluar që prej dje pasdite.
"Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës".
"Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme", thuhet në njoftim.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se trupi i pajetë u gjet rreth orës 12:00.