Lajmet e fundit

Kadetët e FSK-së dhe ata të KFOR-it amerikan kanë ndërmarrë sot një aksion për mbledhjen e mbeturianve në qytetin e Ferizajt.
Në këtë aktivitet që filloi në sheshin e qytetit “Adem Jashari” mori pjesë edhe kreu i
Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjeneral lejtnant Rrahman Rama komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kolonel Antony Butts atashe në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Me këtë rast, i pari i Ferizajt Muharrem Svarqa i në hapje të aksionit ka theksuar se bashkëpunimi me forcat amerikane në kampin ushtrak Bonstill e ka shumë të mirë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë kështu.
“ Sigurisht që të gjithë ju kadet e dini, që secila shoqëri që kalon një fazë të tranzicionin, natyrisht që ka probleme shumë të mëdha edhe më trajtimin e mbeturinave dhe me trajtimin e ujërave të zeza, prandaj unë jam shumë mirënjohës dhe falënderues që jeni sot këtu, për të pastruar një pjesë të ambientit tonë, për ta bërë më të pastër dhe më të bukur për të gjithë ne qytetarët e komunës së Ferizajt”, ka thënë Svarqa.
Kadetët ee FSK-së dhe ata amerikan i ka përshëndetur edhe gjeneral lejtnan Rrahman Rrama. i cili bëri me dije se ky projekt i pastrimit po mbahet që tri vite radhazi dhe ka treguar një rezultat shumë të mirë.
Ndërkaq kolonel Antony Butts atashe në ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur tejet i kënaqur me këtë aksion.
Këtë aksion e ka mbështetur Komuna e Ferizajt si dhe ndërmarrja për mbeturina ‘Pastërtia”, transmeton Klan Kosova.