Lajmet e fundit

Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave; pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në Parkun e Lirisë në Ferizaj.
Pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve në poligonin e Harilaqit, të cilat janë demoluar nga pjesëtarët e EDO-së të FSK-së dhe ata të EOD-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për vite me radhë, Kompania e Deminimit ka qenë e angazhuar në pastrimin e fushave të kontaminuar me mjete të pashpërthyera, ku janë kryer operacione deminimi në pastrimin e shumë fushëbetejave.