Lajmet e fundit

Ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe Atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar,Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, nënkolonel Richard Parry nënshkruan amandamentet e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet ministrive të të dyja vendeve.
Ky dokument do të jetë në fuqi deri më 2017 ose në rast të ndonjë ndryshimi ligjor në mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Fillimisht, Demolli në zyrën e tij, priti në takim Atasheun ushtarak Parry me të cilin biseduan mbi të arriturat e FSK-së, fazen nëpër të cilin po kalon kjo forvë tani në prag të transformimit, si dhe mbi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu mbi rezultatet e këtij bashkëpunimi të frytshëm dhe të sinqertë si dhe mbi planet e bashkëpunimit për të ardhmen.
Atasheu ushtarak, nënkolonel Parry shprehu zotimin e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes së vazhdueshmë për Ministrinë e FSK-së dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.