Lajmet e fundit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se objektivi kryesor i ministrisë që drejton edhe sivjet ishte transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur e Kosovës.
Ai në konferencën përmbyllëse për këtë vit ripërsëriti se kjo ministri ka bërë të gjitha përgatitjet, ka dërguar amendamentet në Qeveri dhe kjo e fundit ato i ka dërguar në Kuvend ku edhe aktualisht janë.
Në këtë konferencë Demolli prezantoi edhe të arriturat e FSK-së për vitin 2016, transmeton Klan Kosova.