Lajmet e fundit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim anëtarin e Kongresit të SHBA-ve, republikanin nga Ajova, zotëri Steve King.
Me këtë rast, Rama, e njoftoi kongresistin King për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për progresin e saj në aspektin e nderveprueshmerisë me të gjithë partnerët, sipas standardeve të NATO-s.
Gjithashtu, ai e njoftoi anëtarin e Kongresit amerikan edhe mbi planet strategjike për zhvillimin e Forcës së Kosovës, konkretisht mbi synimin e shtetit të Kosovës që Ë-ja të transformohet në Forcë të Armatosur, me mision dhe detyra të mbrojtjes së vendit.
Rama e siguroi kongresistin King se Ë-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet, është plotësisht e gatshme për transformim, dhe pret vendimmarrjen politike të institucioneve më të larta të shtetit.
Gjithashtu, ai ritheksoi qe i gjithë procesi i transformimi do të jetë transparent dhe në koordinim me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, kongresisti amerikan Steve King shprehu gatishmërinë e SHBA-së për ta vazhduar bashkëpunimin e plotë dhe të përkushtuar për Kosovën, me theks të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e Ë-së si institucion për të cilin populli i Kosovës ka investuar shumë, transmeton Klan Kosova.