Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson që Kosova do të bëhet me ushtri deri në fund të vitit 2017, njofton Klan Kosova.
Megjithatë diplomati përsëriti kërkesën e Uashingtonit, që ushtria të bëhet përmes ndryshimeve kushtuese, përndryshe dëmtohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe partnerëve të saj.
E në situatën aktuale, Delawie është zotuar të diskutojë me deputetët serbë, në mënyrë që t’i bind të miratojnë këto ndryshime.
Ambasadori amerikan, foli në debatin në FOL, dhe për korrupsionin e nepotizmit në Institucionet Kosovare, të cilat sipas tij po e lënë vendin pa zhvillim ekonomik.
Kronikë nga Besnik Tahiri