Lajmet e fundit

Sot ishte dita e betimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë miq nga Amerika, Shqipëria dhe Gjermania.
Të pranishëm ishin edhe 21 kadetët që do të diplomohen në vitin 2025, bashkë me familjarë të tyre.
Për gjeneralin Enver Cikaqi kjo ngjarje është parafinalja e çdo ushtaraku dhe parafillim për një detyrë shumë fisnike.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ua rikujtoi kadetëve peshën që kjo detyrë e ka për gjithë qytetarët e vendit dhe më gjerë.
Kurse kadeti Gramoz Ibishi tha se çdo punë për atdheun është e mirëpritur. Në anën tjetër prindërit e shohin këtë mision si obligim ndaj të rënëve.
Kronikë e zgjeruar nga Florent Zeqaj.