Lajmet e fundit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, haki Demolli ka thënë FSK është e gatshme të shndërrohet në Forcat Armatosura të kosovës dhe 'presin vendimarrjen politike në Kuvendin e Kosovës rreth transformimit të saj"
Kështu ai tha gjatë vizitës që së bashku me kryeministrin Isa Mustafa i bën Batalionit të Parë të Forcës së Sigurisë në Gjilan.
Demolli tha se përgjigja pozitive nga NATO hap rrugën për intensifikimin e marrëveshjes së FSK-së dhe NATO-s.
“Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një hap më tutje në përgatitjen e FSK-së për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.