Lucy Lomas humbi virgjërinë kur ishte 15 vjeçare, por duke dashur ta mbante për vete jetën e saj seksuale nga nëna, ajo fshehu një sasi prezervativësh në një shishe me ujë të nxehtë në formë pelushi.
50 kontraceptivët qëndruan aty për më shumë se dhjetë vjet ndërsa Lucy u zhvendos disa vjet më vonë dhe la shishen me ujë të nxehtë. Por ajo mbeti e habitur kur nëna e saj zbuloi vendin e fshehjes.
25 vjeçarja nuk është përmbajtur nga e qeshura kur mori mesazhe nga nëna e saj dhe vendosi që t’i ndajë ato me të tjerët.
Ajo e postoi mesazhi në Facebook, postim i cili u bë viral. Me një foto të prezervativëve dhe shishes me ujë të nxehtë, ajo tha: “Mendova ta ndaja këtë sepse është shumë qesharake. Para 10 vjetësh e humba virgjërinë dhe rreth shtatë vjet më parë u largova”.
“Sapo gjeta shishen tënde të vjetër të ujit. Padyshim ishte një vend i mirë për fshehje”, tha mamaja e saj në mesazhe.
Lucy më pas tha: “Për fat të mirë, unë kam qenë gjithmonë e hapur me mamanë time. Unë kisha harruar që prezervativët janë aty kështu që edhe unë u befasova njësoj si nëna ime”.
“Mendoj se ajo ishte e lumtur që unë isha e kujdesshme dhe e përgatitur. Për fat të mirë, nëna ime është shumë e kuptueshme”, tha më tej ajo, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.