Lajmet e fundit

Rrejti i ujësjellësit në Vushtrri nuk është tërësisht i shtrirë nëpër fshatrat e kësaj komune.
Banorë të fshatit Bajskë e të fshatrave tjerë, bëjnë kilometra rruge për të marrë ujë të pijshëm.
E drejtori teknik i ujësjellësit rajonal Mitrovica, Kadri Istrefi, i tha Klanit përmes telefonit se janë duke shikuar mundësi që bashkë me komunën e Vushtrrisë të gjejnë donator për shtrirjen e ujësjellësit në këto fshatra. Mirëpo, sipas tij, kjo nuk pritet të bëhet para 2018-ës, ndërsa sa i përket fshatrave ku ekziston ujësjellësi e nuk ka ujë, Istrefi tha se janë duke pritur të bëhet testimi i instalimit.
Kronikë nga Merita Neziri