Lajmet e fundit

Fshati Tashevec i Podujevës po përballet me shumë telashe.
Arif Arifi, banor i këtij fshati, tha për emisionin “Fol me Arin” se vendit po i mungon rruga, transmeton klankosova.tv.
Ndër të tjera, i njëjti shton se fshati përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike.
“Ne këtu kemi lind, e duam këtë vend, dhe nëse rruga dhe rryma na rregullohet, kthehemi”, u shpreh ai.