Lajmet e fundit

Rinesa është fëmija i vetëm i familjes Avdullahu në Koretinë të Kamenicës.
Për këtë arsye i dhanë privilegjin që ajo e para të hap derën e shtëpisë së re që ia ndërtuan bashkëfshatarët.
Pavarësisht moshës, kjo nëntëvjeçare e kupton çka do të thotë kulmi mbi kokë.
Emocionet nuk i fshehë as kryefamiljari Musli Avdullahu.
Urimet e para për shtëpinë e re ai I mori nga bashkëfshatarët që ia ndërtuan objektin. Shumë prej tyre erdhën edhe nga diaspora për këtë rast,njofton Klan Kosova.
Në fakt kjo është shtëpia e tretë që e ndërtojnë bashkërisht banorët e fshatit. Ata janë të organizuar rreth shoqatës
Për t’i uruar hyrjen në shtëpi të re, familjes Abdullahu nga Koretini i Kamenicës, ishin mbledhur edhe shumë bashkëfshatarë e mërgimtarë të cilët kishin kontribuar në ndërtimin e sajë.
Mërgata e Koretinës, në Zvicrës është organizuar rreth një shoqate të cilën e kanë emëruar “Koretini”, ku mbledhin para dhe I investojnë në fshatin e tyre.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.