Lajmet e fundit

Bora që është përcjellë me erëra të forta ka bërë që rrugët e fshatit Bajgorë në Mitrovicë të jenë të pakalueshme.
Banorët e këtij vendi nuk kanë asnjë mundësi të lëvizjes si dhe kanë thënë që ushqimi që e kanë brenda nuk do ju mjaftoj edhe për shumë ditë.
Ndërsa i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka shpallur gjendje emergjente, ka thënë që ka lajmëruar FSK-në e nesër në rast të mospërmirësimit do të kërkojë ndihmë edhe nga KFOR-i.
Bahtiri gjithashtu thotë se ka mbledhur edhe ekip të mjekëve që të qëndrojë në atë zonë e mjete materiale për t’ju dalë në ndihmë banorëve të bllokuar, përderisa e cilësoi këtë si situatën më të vështirë që kur ka ardhur në krye të Mitrovicës.
Kronikë nga Halil Berisha