Lajmet e fundit

Lumbardhi i Pejës gjatë kësaj jave ka pasur rritje të madhe të ujit.
Ky nivel i ujit po shihet si i rrezikshëm për banorët, njofton Klan Kosova.
Teksa edhe më të moshuarit e mbajnë mend krejt ndryshe rrjedhën e këtij lumi.
“Veç tash që nuk po rritet shumë, se i rrezikshëm është”, tha Zeqir Lajçi.
Veton Mujaj, nga Shoqëria Civile në këtë qytet, po fajëson banorët në zonat më të larta për dëmtimin e faunës.
Në komunë prerja e pyjeve për rreth nuk po shihet si shkak i sasisë së ujit teksa në një pjesë të shtratit të këtij lumi, ku janë duke u kryer punime nuk kanë rrethoja mbrojtëse.
E për këtë Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, premton zgjidhje të shpejtë.
“Është e përfunduar, kanë mbet edhe 140 metra pa përfundu, përndryshe nuk paraqet rrezik”, tha Muhaxheri.
Kujtojmë se Lumbardhi i Pejës ka gjatësi prej 62 kilometrash.