Lajmet e fundit

Fiku është një frut i cili ka veti kuruese të shumta për shkak se ai është i pasur me vitaminat A, B dhe C, për këtë arsye ka një rol të rëndësishëm në efektin e tij kundër lodhjes.
Ai gjithashtu është i njohur për rolin e tij që ka kundër të ftohtit dhe dhimbjeve të fytit.
Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.
Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut.
Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.