Lajmet e fundit

Konsumimi i frutave dhe perimeve është një mënyrë e mirë për të shtuar energji dhe për të rritur ndjenjën e lumturisë.
Efekt tjetër i shëndetshëm i tyre është se ato ndikojnë edhe në stabilitetin mendor, të cilat po ashtu janë zgjedhje e shkëlqyeshme edhe për zemrën.
Ushqimet me përbërje probiotike ndikojnë shkëlqyeshëm në sistemin tretës.
Kafeja është një pije, e cila na ndihmon për një shëndet më të mirë psikik, sipas studimeve të kryera rezulton se personat që e konsumojnë kafenë për 15 përqind janë më pak të rrezikuar nga depresioni.
Me përdorimin e çokollatës së zezë në mënyrën tuaj të të ushqyerit, ju përmirësoni qarkullimin e gjakut, pasi ajo posedon magnez, i cili shërben si një armë në luftën kundër ciklit post-menstrual.
Ushqimi që ndikon drejtpërdrejt në ndjenjën e lumturisë është kërpudha, e cila përmban vitaminën D.
Ndërkohë një rol të veçantë në organizmin tonë ka dhe konsumimi i çajit të gjelbërt i cili ndikon në uljen e nivelit të stresit. / klankosova.tv