31.07.2016 · përditësuar para 3653 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës jo rrallë ka treguar përmes fotografive në Facebook se ia thotë shumë në punët rreth shtëpisë.
Këtë përshtypje e ka përforcuar edhe më, kur këtë të diel publikoi fotografi të frutave që i ka kultivuar në bjeshkët e Gollakut.
“Janë këto fruta të kultivuara në bjeshkët e Gollakut, në lartësi mbidetare 960 metra”, shkruan Mustafa në përshkrim të fotove, njofton Klan Kosova.
Kryeministri është i bindur se “asgjë nuk i mungon Kosovës tonë”, por thotë se duhet të kemi vullnet e të punojmë më shumë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.