Lajmet e fundit

Panxhar, lakër, lulelakër, brokoli, cikore...të gjitha këto, duhet t’i përmbajë lista e përditshme e pazarit të dhjetorit.
Sa për frutat, keni ende mundësinë të konsumoni hurmat ndërsa cilësia e agrumeve po përmirësohet përditë.
Pritet ende më mirë sepse ende nuk kanë ardhur portokallet e kuqeeee. Është e kot ta zgjasni maninë e gështenjave sepse koha e tyre thuajse përfundoi. Jo vetëm do zbrazni xhepat por nuk do kënaqni as qiellzën.
Mandarinat janë gjithashtu në kohë të mira ndërsa shegët, ata që kanë sy të mprehtë, duhet ta kenë vënë re që kanë hyrë në treg ato të ‘bojatisurat’.
Por, muaji dhjetor, është i duhuri edhe për karotat, karçofin, selinon, kërpudhat, fasulet, preshin, finokun dhe spinaqin.
Nëse mendoni se kungulli i dimrit nuk është më në kohën e tij, e keni gabim, përfitoni ende prej tij edhe sepse mund të bëni gjithfarë recetash nga ato të ëmblat te të kripurat./living.al