Lajmet e fundit

Shumë persona e kanë frikë dentistin dhe shkuarja te ai për vizitë, është vet tmerri.
Frika fillon nga zhurma që bëjnë pajisjet e deri te era e ilaçeve që përdoren për dhëmbë. Për shumë njerëz, kjo eksperiencë është aq e frikshme saqë preferojnë që të mos shkojnë kurrë për kontroll te dentisti.
Për shkencëtarët njerëzit që janë të tmerruar nga dentisti vuajnë nga fobia dhe duhet përdorur terapi konjitive bihejviorale.
Kjo frikë mund të mposhtet me anë të trajtimeve nga psikologu pa pasur nevojë për qetësues. Shumica prej pacientëve ishin të aftë të luftonin frikën e tyre pas 5 seancave të terapisë për frikën nga dentisti.
Më parë ata të cilët ishin duke vuajtur nga problemet me dhëmbët, i kishin shmangur dentistët.
Kjo terapi që i ndihmon ata që kanë frikë nga dentisti, ka të bëjë me problemet me ankthin dhe depresionin, duke e ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe sjelljen, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.