Lajmet e fundit

Morgan Freeman do të ishte i lumtur të vdiste duke aktruar.
Aktori 78 vjeçar thotë se e ndjen që është në fund të jetës së tij, por nuk e ka në plan të dalë në pension nga aktrimi, dhe mendon se vdekja në punë do të ishte mënyrë perfekte për t’u larguar nga kjo botë, siç ka ndodhur me komedianin Dick Shaw në vitin 1987.
Në një intervistë për gazetën Daily Telegraph, Freeman ka thënë: “Ai (Dick Shaw) ra për vdekje duke buzëqeshur! Nuk mund të ëndërroj ndonjë mënyrë më të mirë për t’u larguar. Nuk jam i shqetësuar për asgjë”, transmeton Klan Kosova.
Aktori njihet për role të shumta kryesore dhe numëron fansa të moshave të ndryshme anembanë botës.