Lajmet e fundit

Edhe për vitin 2015 Shqipëria është radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira nga “Freedom House”.
Në të njëjtën kategori janë edhe vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Serbia kësaj radhe është përfshirë në mesin e vendeve të lira. Shqipëria ka të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Në raport janë përfshirë 195 vende, nga të cilat 86 janë radhitur si të lira, 59 si pjesërisht të lira dhe 50 si jo të lira, raporton Top Channel.