Lajmet e fundit

Kosova vlerësohet si vend pjesërisht i lirë nga organizata Freedom House në raportin e saj të fundit ku mesatarja për vendin tonë është 4 në radhitjet që janë bërë sa i përket lirisë, liritë civile dhe të drejtat politike, ku shifra 7 është më e keqja ndërsa 1 shënon rankimin më të mirë.
“Vlerësimi i të drejtave politike në Kosovë janë përmirësuar nga 5 në 4 për shkak të zgjedhjeve relativisht të suksesshme të qershorit dhe një marrëveshje pasuese nga partitë rivale për formimin e koalicionit qeveritar”, kështu thuhet në raport, përcjellë Klan Kosova.
Në dokument janë përmbledhur zhvillimet politike në Kosovë gjatë vitit të shkuar ku përmendet lidhja e koalicionit PDK-LDK, ndarjen e posteve mes Mustafës dhe Thaçit, ku parashihet që lideri i PDK-së të bëhet president i vendit.
Freedom House po ashtu përmend deklaratat e ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ai e akuzon LDK-në për thyerjen e marrëveshjes për lënien jashtë të PDK-së nga qeveria dhe në të cilën ish-lideri i Vetëvendosjes theksoi se koalicioni kishte për qëllim të vetëm mbulimin e korrupsionit nga të dyja palët.
Po ashtu në raport theksohet edhe zgjatja e mandatit të EULEX-it deri në qershor të 2016 si dhe formimi i Gjykatës Speciale dhe prokurori Clint Williamson, i cili hetimi do ta bëjë bazuar në faktet dhe supozimit e Dick Martyt. Gjithashtu nënshkrimi i MSA-së shihet si një hap para në marrëdhëniet me BE-në.
Freedom House vë në pah edhe përmirësimin e inkuadrimit të serbëve nëpër institucione gjithashtu fokus ka luftën ndaj terrorizmit dhe arrestimet e bëra.
E drejta e lirës së fjalës dhe besimit, sundimi i ligjit, autonomia personale, e drejta e asocimit dhe organizmit e shumë të tjera janë të detajuara në raport, përcjellë Klan Kosova.
Raportin e plotë të Freedom House për Kosovën mund ta lexoni në gjuhën angleze KËTU.