Lajmet e fundit

Seriali i animuar amerikan The Simpsons paraqet jetën e një familjeje të zakonshme amerikane.
Ata jetojnë në një qytet fiktiv në Amerikë, në qytetin Springfield. Homer, burri i shtëpisë, punon në një kompani të armëve bërthamore. Ai është i martuar me Marge Simpson, një stereotip i gruas amerikane. Marge dhe Homer kanë tre fëmijë, djalin Bart, vajzën tetë vjeçare Lisa dhe më të voglën Maggie.
Seriali i animuar ka arritur që të grumbullojë miliona fansa në tërë botën, duke u bërë kështu i pa harrueshëm.
“Martesa është si një arkivol, dhe fëmijët janë gozhdët”.
“Duhen dy vetë për gënjeshtrën: një për të gënjyer dhe një për të dëgjuar”.
“Provove të japësh më të mirën nga vetja dhe dështove. Mësimi është: Pusho së provuari”.
“Kur i shoh njerëzit, nuk ua shoh ngjyrën e lëkurës: Shoh vetëm njerëz të krisur religjiozë”.
“Ta vras shefin? A kam guxim unë që ta jetoj ëndrrën e madhe amerikane?”