08.09.2018 · përditësuar para 2884 dite1 min lexim
Deputetit i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka sulmuar ish-partinë e tij Vetëvendosjen.
Ai akuzon partinë e Albin Kurtit se janë lidhur me Sali Berishën ndërkohë që pretendojnë se janë majtistë.
Ky është shkrimi i plotë i tij.DISA FAKTE SE SA "PARIMORE" ËSHTË VV-ja- Pas “pastrimit” në parti, anëtarësojnë tipa si Ajvaz Berisha, që akuzohen për vrasje, vjedhje, ngacmime seksuale, etj.- E refuzojnë debatin parlamentar për dialogun para 2 muajsh, vetëm pse e inicioi PSD. Pas dy muajsh e pranojnë debatin me një rezolutë shumë më të mangët, vetëm pse tash PSD nuk ishe iniciatorja kryesore.- Lidhen me Sali Berishën, ndërkohë që pretendojnë se janë të majtë.- U del afera korruptive në Ndërmarrjen Banesore dhe nuk e përjashtojnë asnjërin nga zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.- Përjashtojnë një pjesë të opozitës në thirrjen për protesta, vetëm për shkak të inateve partiake, anipse dikur bashkëpunonim me të gjitha subjektet opozitare kur kjo i shërbente interesit të përgjithshëm. Pra, sot nuk kanë më qëllim protesta të përbashkëta që do të rrezikonin pushtetin, por e kanë qëllim vetëm promovimin partiak si gjoja opozita e vetme e vërtetë në Kosovë.- Flirtojnë me Erdoganin që dikur e quanin autokrat.- Na akuzuan neve për paga të larta në VV ndërkohë që sot i mbajnë po ato paga.Pra, çdo ditë e më shumë po del në pah se kush kishte të drejtë në ndarjen VV-PSD dhe kush ishte parimor.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.