Lajmet e fundit

Sot u mbajt edhe sesioni i dytë i takimit të Komisionit për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE.
Ndër temat që aty u diskutuan është edhe ajo e korrupsionit në vend.
Kryesuesi, eurodeputeti, Romeo Franz, tha se Kosova është në fillet e luftimit së kësaj dukurie.
Franz, tha po provojnë të largojnë pengesat sa i përket liberalizimit të vizave, të cilin e quajti proces të tejzgjatur. Ai deklaroi se janë duke punuar që të ndryshojnë qëndrimin e shteteve kundërshtuese në këtë drejtim, duke e quajtur këtë si një nga synimet e tij kryesore.
Për këtë dhe temat tjera që kosovarët dhe evropianët diskutuan të enjten dhe të premten, dolën me një deklaratë të përbashkët.