Lajmet e fundit

Frank Bruno ka përkujtuar nënën e tij Lynette, e cila u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare, të hënën në mbrëmje.
Ish-kampioni i boksit, shfrytëzoi Twitterin për t’ju treguar fansave lajmin e dhimbshëm, duke thënë: “Unë jam i pikëlluar për të thënë se nëna ime Lynette Bruno është ndarë nga kjo jetë. Të dua dhe do të më mungosh gjithmonë”.
Statusi ka përfshirë edhe dy fotografi prekëse të 54 vjeçarit me nënën e tij, e cila gjithashtu ishte nëna e Faye, Michael, Eddie dhe Angel.