Lajmet e fundit

Franca është duke u ballafaquar me protesta të ashpra nëpër shumë qytete pasi qeveria ka bërë reforma në ligjin e punës.
Në Nantes protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë. Në Paris, policia u detyrua të gjuaj me fishekë gome që t’i largojë protestuesit të cilët ishin mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare.
Kabineti kishte miratuar përdorimin e kompetencave të veçanta për të kaluar ndryshimet pa miratimin e parlamentit, transmeton Klan Kosova.
Qeveria socialiste franceze, shprehet se reformat janë esenciale për ta ulur nivelin e papunësisë.
Këto ndryshime në ligjin e punës do ia bëjë më të lehtë punonjësve që t’i punësoj por edhe t’i pushojë nga puna, por kundërshtarët e këtij ligji frikësohen se kështu punëdhënësit do t’i anashkalojnë të drejtat e punëtorëve.