Lajmet e fundit
Zëvendëskryeministri i punëve të jashtme Hashim Thaçi ka nisur vizitën dy ditore në Francë.

Thaçi, gjatë ditës ka pasur një takim me senatorin Alain Richard, emisar special për Ballkanin Perëndimor i presidentit francez, François Hollande.
“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Francës, derisa theksova se kontrata për investime prej 400 milionë euro në qendrën turistike të skijimit në Brezovicë përbën një sinjal pozitiv dhe inkurajues edhe për investitorët e tjerë francezë që të vijnë në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në facebook.
Thaçi ka njoftuar se gjatë takimit kanë biseduar edhe për mënyrat e adaptimit të fondeve të BE-së, që këto të bëhen më të lehta dhe më të qasshme për vendet e rajonit.