Lajmet e fundit

Si për të qetësuar valën e protestave që ndodhën në Francë, presidenti Emmanuel Macron, mori disa masa që do t’i kushtojnë nga 8 deri 10 miliardë euro buxhetit të shtetit.
“Kostoja është midis 8 dhe 10 miliardë euro. Ne jemi në një proces mirë-rregullimi dhe po shohim mundësitë se si ta financojmë”, tha Oliver Dussopt, ministër për llogaritë publike, transmeton Klan Kosova.
Të hënën Macron bëri të ditur rritjen e pagave të punëtorëve më të varfër dhe uljen e taksave për pensionistët, që për qëllim kishin çaktivizimin protestat që ndodhën dhe që e sfiduan autoritetin e tij.
Franca ka katër javë që është përballur me protesta tejet të dhunshme, që filluan si demonstratat paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por më pas kaluan në pakënaqësi ndaj kostos së jetesës aty ku u përfshi edhe kundërshtimin politik nga Marconit.
Vetë presidenti francez reagoi mbrëmjen e të hënës, duke dalë në një deklaratë televizive, ku e cilësoi të drejtë irritimin e tyre dhe njoftoi një sërë masash sociale, duke filluar nga rritja me 100 euro e pagës minimale në vend.