Në Galerinë ''Art'Villamagna'' në Francë, është bëre hapja e ekspozitës të artistëve kosovarë, me 40 vepra artistike që u prezantuan para artdashëseve francezë dhe zviceranë.
Puna e tyre u vlerësua nga kritiket e artit frankofon. U shpreh një interesim për të ndjekur dhe parë këtë ekspozitë.
Artistët e mirënjohur : Blerta Hoti dhe Mervan Mustafa, u prezantuan me konceptet e tyre ‘’Përjetime Shpirtërore” dhe “Jeta në Kudarat”, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.
''Koncepti ngërthen në vete si koncept dhe si trazim emocional shpirtëror të interpretuar përmes gjuhës se artit natyrshëm duke i perceptuar një varg ngjarjesh te cilat me pa tjetër u bene pjesë e jetës sonë ne raport me atë qe përjetuam si popull''.
''Jeta në kuadrat konceptin qe prezantoi para artdashësve francez shpjegon se si njerëzit kanë jetuar neper izolime të ndryshme brenda një kuadrati të caktuar''.
Liria e lëvizjes shprehja e mendimit te lirë padrejtësia ndaj njëri-tjetrit janë preokupim të artistit Mervan Mustafa qe prezantoi në tablotë e tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.