Lajmet e fundit

Franca ka kryer sulmet e saja të para kundër militantëve të shtetit Islamik në Siri.
Zyra e presidentit ka deklaruar se aeroplanët francezë kanë sulmuar tragetet e identifikuara gjatë misioneve të zbulimit të kryera gjatë dy javëve të fundit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Franca e koordinuar me partnerët rajonalë, ka dhënë një deklaratë ku thotë se ka kryer sulmet e para kundër Isis’it.
“Shteti ynë e konfirmon se rezoluta qe përcakton përkushtimin në luftën kundër ISIS-it dhe kërcënimit terrorist të përfaqësuar nga Daesh”, ka thënë presidenca franceze.
“Ne do të sulmojmë sa herë që siguria jonë kombëtare është në rrezik”, thuhet më tej në këtë deklaratë.
Presidenti Francois Hollande ka deklaruar në fillim të këtij muaji se Franca po përgatitej të dërgonte aeroplanë në Siri, duke filluar me një periudhë gjatë të cilës do t’i identifikonte objektivat”.