Franca regjistroi 5764 vdekje shtesë gjatë valës së jashtëzakonshme të të nxehtit që përfshiu vendin midis 17 qershorit dhe 2 korrikut, njoftoi të mërkurën agjencia "Public Health France". Agjencia deklaroi se rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet nuk mund t'i atribuohet ende me siguri të plotë të nxehtit.
Sipas "Public Health France", kjo shifër paraprake shënon nivelin më të lartë të vdekshmërisë shtesë të regjistruar në Francë që nga vala e të nxehtit e vitit 2003, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv.
Të dhënat do të konfirmohen përfundimisht në muajt në vijim.
Agjencia bëri të ditur se vdekshmëria shtesë u vërejt në të gjitha grupmoshat nga 15 vjeç e lart, me një "rritje të theksuar" duke filluar nga mosha 45 vjeç, duke e cilësuar këtë dukuri si "të paprecedentë".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.