Lajmet e fundit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk u lejua të kthehet në Kosovë.
As në Serbi nuk u ekstradua por do të mbetët edhe për tri javë në Francë.
Kjo pasi Gjykata e Colmarit në Francë e shtyu vendimin e saj për datën 2 mars por vetë Haradinaj shpreson se mund të lirohet edhe më herët, njofton Klan Kosova.
Sipas sqarimit të Gjykatës së Apelit, prokurori publik francez ka kërkuar informata shtesë nga Serbia lidhur me disa çështje.
Pas këtij vendimi për shtyrjen e vendimit ndaj Haradinajt, u ndërpre edhe seanca e Kuvendit të Kosovës.
Kronikë nga Artiana Matoshi.