Lajmet e fundit

Franca nesër do të bëhet me qeveri të re, një ditë më vonë se sa është planifikuar, njoftoi sot zyra e presidentit francez Emmanuel Macron.
Në njoftim thekoshet se shtyrja erdhi në mënyrë që të gjithë ministrat të verifikohen që të mos ketë konflikt interesi, raporton Reuters.
Një ditë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka emëruar Edouard Philippe si kryeministër të ri të Francës.
Philippe, 46 vjeçar, nuk është prej partisë së re të qendrës së presidentit, por nga ajo e qendrës së djathtë të republikanëve, transmeton Klan Kosova